×
  • Lajme
  • Botë

    Italia riatdheson 8 kriminelë nga Santa Domingo

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 11:02

    Interpol Italia në bashkëpunim me Interpol Santa Domingo ka përmbyllur në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar “Open World” i cili çoi në riatdhesimin në Itali të 8 kriminelëve të akuzuar për vepra të rënda penale.


    8 personat, 7 meshkuj e 1 femër kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin Fiumicino të Romës.

    Ky operacion duhej të mbyllej në fillim të muajit mars por për shkak të pandemise e të izolimit të vendit u bllokua per 3 muaj

    8 kriminelët të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet me organizim mafioz, për mashtrim financiar e për trafik ndërkombëtar droge janë dënuar nga 4 deri në 13 vite burg.

    Ata u arrestuan në ishujt Karaibe ku ishin fshehur për t’i shpëtuar drejtësisë italiane.

    Ky operacion është dhe prova e parë e procesit të riatdhesimit në kushtet e protokollit ajror për parandalimit e infektimit nga pandemia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!