×
  • Lajme
  • Botë

    Italia tjetër paketë ndihme, 8 miliardë euro për bizneset

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 12:16

    Teksa COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta, Italia ka përgatitur një tjetër paketë ndihme për të mbështetur bizneset e prekura nga pandemia.


    Paketa e re e mbështetjes ndaj bizneseve dhe punëtorëve është miratuar nga qeveria. Paketa e ndihmës, që është e katërta që nga fillimi i pandemisë në Itali, ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh dhe shtyn afatet e taksave për kompanitë në zonat që po iu nënshtrohen masave të ashpra të bllokimit.

    Po ashtu, në këtë paketë do të përfitojnë dhe punëtorët që janë prekur nga pandemia. Shumën prej 1000 eurosh e përfitojnë punëtorët në fushën e turizit, artit, sportit.

    Italia ishte vendi i parë evropian që u godit rëndë nga virusi. Një masë e forte izolimi i 60 milionë banorëve të saj vuri nën kontroll shpërthimin e parë, por, si kudo tjetër, numri i rasteve është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, teksa e gjithë bota po përballet me valën e dytë të Covid-19.

    Ditën e djeshme ministria italiane e Shëndetësisë raportoi rreth 20,000 raste të reja dhe 541 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në gati 55,000.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!