×
  • Lajme
  • Botë

    Italianët “fshehin” intervistën me Assadin, bëri akuza të rënda ndaj Perëndimit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 15:43

    Rrejti social, Twitter mbylli profilin e presidentit sirian Bashar al-Asad kur ai njoftoi për një intervistë që presidenti kishte dhënë për shërbimin publik italian të RAI.


    Përndryshe, RAI refuzoi të transmetojë intervistën pa shpjegime, por agjencia siriane e lajmeve SANA megjithatë e vendosi atë në portalin e saj, transmeton Reporteri.net.

    Intervista u krye nga Monika Magoni, por më vonë u tha se nuk do të transmetohej.

    Një zëdhënës i stacionit televiziv italian tha se nuk dihet kur dhe ku do të transmetohet intervista.

    Shërbimi për shtyp i presidentit sirian tha të Shtunën se RAI 24 kishte ndryshuar në mënyrë të përsëritur datën e transmetimit, pa sqaruar, dhe shtoi se ishte një përpjekje e Perëndimit për të fshehur të vërtetën për situatën në vend.

    Ndryshe, mësohet se presidenti sirian në këtë  intervistë  ka thënë se Evropa ka qenë një nxitëse e madhe e kaosit në Siri dhe se kriza e migrantëve është rezultat i mbështetjes direkte për terrorizmin. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!