×
  • Lajme
  • Botë

    Italianët të pezmatuar: Heqin flamurin e Bashkimit Evropian, vendosin atë të Kinës e Rusisë

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 17:42

    Në krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e cila goditi veçanërisht Italinë, solidariteti i Bashkimit Evropian duket se ka munguar.


    Për italianët më të dobishëm ishin kinezët gjatë kësaj kohe të vështirë.

    Të paktën kështu po mendojnë qytetarët italianë të cilët  po heqin flamurin e Bashkimit Evropian dhe po ngritin flamujt e Kinës në vend.

    Konkretisht, Kina i ka dërguar një ndihmë të madhe Italisë në formën e pajisjeve dhe aparateve mjekësore për të luftuar epideminë e koronavirusit, si dhe ekspertët e saj.

    Siç është raportuar më herët në media, Kina ka dërguar dy milion maska, rreth 10,000 respiratorë, si dhe 20,000 kostume mbrojtëse.

    Në disa pamje të publikuara në mediat shihet se ata po vendosin edhe flamujt e Rusisë, transmeton Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!