×
  • Lajme
  • Botë

    Izolohet Kapitoli në SHBA, një makinë përplas dy oficerë

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 21:25

    Dy oficerë të Policisë së Kapitolit në SHBA thuhet se janë goditur nga një makinë këtë të premte.


    Ndërkohë godina e Kapitolit është izoluar ndërsa e kanë rrethuar forca të shumta policie. Këta të fundit kanë hapur zjarr ndaj dy personave të dyshuar.

    Deri më tani raportohet se dy oficerët e policisë që janë plagosur janë në gjendje kritike për jetën.

    Policia e Kapitolit të SHBA (USCP) tha në një cicërimë në Twitter, pak para 13:30 me orën lokale se ata janë “duke iu përgjigjur pikës së hyrjes së automjeteve në Barrikadën e Veriut përgjatë Rrugës së Pavarësisë pas raporteve që dikush përplasi një automjet në dy oficerë të USCP”.

    Ndërkohë sipas autoriteteve një i dyshuar është arritur të arrestohet, ndërsa oficerët e plagosur janë dërguar në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!