×
  • Lajme
  • Botë

    Izrael, votuesit në qendrat e votimit për të katërtën herë brenda 2 viteve

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 11:39

    Mbi 6,3 milionë votues në Izrael, votuesit në qendrat e votimit për të katërtën herë brenda vendit, ku garojnë 37 parti do të votojnë për të caktuar deputetët që do të hyjnë në kuvendin me 120 ulëse.


                                                                                                                                            Votuesit në Izrael kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e parakohshme që zhvillohen për të katërtën herë brenda 2 viteve.

    Mbi 6,3 milionë votues në vend, ku garojnë 37 parti do të votojnë për të caktuar deputetët që do të hyjnë në kuvendin me 120 ulëse.

    Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) janë marrë masa shtesë, ndërsa votimi i filluar në orën 07.00 me kohën lokale do të përfundojë në 22.00.

    Rezultatet paraprake jozyrtare pritet të njoftohen nesër, ndërsa është pikëpyetje nëse pandemia e COVID-19 do të ndikojë në daljen e votuesve.

    Partia e Netanyahu-t kryeson sondazhet

    Kryeministri Benjamin Netanyahu, synon të mbrojë vendin e tij duke fituar zgjedhjet, gjë që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij politike.

    Sipas sondazheve të opinionit në mediat izraelite, vlerësohet se 13 parti do të arrijnë të hyjnë në kuvendin me 120 ulëse, ku pragu zgjedhor është 3,25 për qind.

    Theksohet se partia e Netanyahu-t me të paktën 30 deputetë do të përfundojë në rendin e parë në zgjedhjet, ndërsa pas tyre partia e Yair Lapid, “Ka Ardhmëri” pritet të bëhet e dyta me 18 deputetë.

    Sondazhet e opinionit kanë vë në pah se asnjë parti nuk do të mund të formojë të vetëm qeverinë dhe se Izraelin e pret një qeveri e re koalicioni.

    Qeveri e koalicionit pa Netanyahu-n, e vështirë

    Ndërkohë, sipas sondazheve, një qeveri e emrave opozitar të Netanyahu-t, është gati e pamundur.

    Për arsye se në qeverinë e koalicionit që mund të krijojnë opozitarët gjenden probleme që vështirë mund të zgjidhen, si kush do të bëhet kryeministër dhe Lista e Bllokut të Përbashkët Arab e përbërë nga partitë që përfaqësojnë palestinezët me shtetësi izraelite.

    Lideri i Partisë Shpresa e Re Gideon Saar dhe lideri i Partisë Yasmina Naftali Bennett, të cilët pritet të jenë pjesë e përbërjes së re të kuvendit, nuk janë pro kryeministrisë së Yair Lapid.

    Edhe nëse ata e mbështesin Lapid-in si kryeministër, do të nevojitet mbështetja e bllokut arab për themelimin e qeverisë së koalicionit.

    Ndërsa Saar dhe Bennett me pikëpamje të së djathtës ekstreme konsiderohet se nuk do të marrin pjesë në koalicionin që do të mbështetet nga blloku arab.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!