×
  • Lajme
  • Botë

    “Je presidenti më i keq që ka pasur Amerika, a do ta mbyllësh gojën” – tensionet në debatin Trump-Biden

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 8:45

    Sot u zhvillua debati i parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas sondazheve të zhvilluara nga CBS News, fitues i debatit u shpall Joe Biden.


    Në debatin kaotik 90 minutësh, Biden siguroi 48% të votave kundrejt 41% të votave që shkuan për Donald Trump.

    Biden akuzoi Trumpin për ndezjen e trazirave racore në Amerikë. Trump u përgjigj duke pretenduar se Demokratët, nëse fitojnë, do të shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara, transmeton Reporteri.

    “Ju jeni presidenti më i keq që Amerika ka pasur ndonjëherë”, i tha kandidati demokrat presidencial Joe Biden rivalit Donald Trump gjatë debatit të parë nga tre debatet përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

    Aty ka pasur edhe një moment tensioni, ku për një çast Biden i drejtohet Trumpit duke i thënë: A do ta mbyllësh gojën? /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!