×
  • Lajme
  • Botë

    Jelekëverdhët sërish në rrugët e Parisit

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 20:29

    Parisi është rikthyer sërish në një fushë-betejë përleshjesh për aktin e 18 të jelekëve të verdhë.


    rotestat ishin paralajmëruar të dhunshme me rastin e përmbylljes së një debati kombëtar të Presidentit Emanuel Macron.

    asojat e dhunës së kësaj të shtune janë këto. Disa nga dyqanet më të shtrenjta të veshjeve dhe sendeve me vlerë në shëtitoren Champs-Elysée u dhunuan e u grabitën nga protestuesit. Më shumë se 8 mijë persona protestuan këtë të shtunë në kryeqytetin francez.

    “Mes 8 mijë manifestuesve, më shumë 1 500 ishin tejet të dhunshëm. Ata erdhën për të thyer, për të sulmuar e për të shkaktuar trazira”, tha Christophe Castaner, Ministër Francez i Punëve të Brendshme.

    Të paktën 11 persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjeve. Jelekët e Verdhë kërkojnë dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron, të cilin e akuzojnë për rritje të taksave dhe përkeqësim të kushteve të jetesë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!