×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden e shpall kandidaturën për president

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 19:50

    CNN njofton që Joe Biden do të shpallë kandidaturën për president javën që vjen.


    Formati dhe data e e zyrtarizimit të tij janë ende të paditura, por ekipi i Biden ka muaj që po përgatitë terrenin për kandidaturën e ish zëvendës presidentit.

    Edhe pse ai ka kohë që po e shtyen zyrtarizimin, njerëz që janë të afërt me anëtarin e partisë demokrate presin që ai të i bashkohet garës javën tjetër.

    “Gjithçka po shkon sipas planit”, thotë Greg Schultz, këshilltari kryesor i cili do e udhëheq kampanjën e Biden.

    Në fillim të këtij të muaji, Biden kishte paralajmëruar që do e bëjë të ditur vendimin për zyrtarizim shumë shpejt.

    “Avokati im më ka thënë që unë duhet të jem i kujdesshëm për atë çka them. Edhe nëse jam i sigurt që do të kandidoj atëherë duhet të isha personi i fundit që do e zyrtarizoja… Së pari të ju japim shansin të tjerëve dhe pastaj do jetë mundësia ime, dhe së fundi do të garojmë”, tha Biden për reporterët.

    Për Biden kjo do të jetë hera e tretë që kandidon për president. Ai kishte garuar edhe në vitin 1988 dhe 2008

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!