×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden përdor shprehjen “Inshallah” gjatë debatit me Trumpin

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 11:19

    Kandidati demokrat amerikan për president, Joe Biden të martën në mbrëmje  në debatin e parë me presidentin Trump përdori fjalën “Inshallah”.


    Fraza ‘Inshallah’ përdoret shpesh me sarkazëm nga myslimanët kur flasin për diçka që nuk ka gjasa të ndodhë, transmeton Reporteri.

    Një video që po qarkullon në mediat sociale shihet presidenti Donald Trump i cili teksa ishte pyetur në lidhje me regjistrimet e tij të taksave pas zbulimeve nga New York Times se ai kishte paguar pak ose aspak taksa gjatë viteve të fundit, Trump tha se ai në të vërtetë kishte paguar miliona taksa.

    Këtu Joe Biden ndërhyri me fjalën “Inshallah”.

    “Do ta shihni [deklaratën tatimore] dhe do ta shihni”, tha presidenti i SH.B.A.-së, kur Joe Biden ndërhyri duke thënë: “Kur?… Inshallah. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!