×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden shpall të enjten kandidaturën për President

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 23:50

    Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, të enjten pritet të shpallë fushatën e tij për garën si President i Sheteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet e vitit 2020.


    Mediat ndërkombëtarë shkruajnë se ai pritet të shpallë kandidaturën përmes një videoje që do të publikohet të enjten ndërkohë që planifikon të zhvillojë një takim në Pittsburgh të hënën e ardhshme.

    Biden pritej gjerësisht që ta hapte fushatën presidenciale këtë të mërkurë, përpara se të shtynte vendimin.

    Kujtojmë se Biden ka qenë zv.president në kohën kur Barack Obama ishte president i SHBA-ve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!