×
  • Lajme
  • Botë

    Johnson: Varianti i ri i COVID-19 është më vdekjeprurës

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 19:08

    Varianti i ri i koronavirusit, që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me të cilin po përballet bota aktualisht.


    Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, transmeton BBC.

    “Përveç përhapjes më të shpejt, tani duket se ka disa prova që varianti i ri, varianti që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në jug-lindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.”– tha kryeministri Johnson.

    Të dhënat bëhen me dije se janë vlerësuar nga një grup shkencëtarësh, të cilët kanë informuar qeverinë, megjithatë të gjitha provat mbeten në një fazë paraprake.

    Studimet kanë dal në përfundimin se varianti i ri i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa versioni i mëparshëm i virusit. Ky lloj mutacioni i COVID-19 është zbuluar për herë të parë në Kent në muajin shtator dhe që atëherë është përhapur në mënyrë masive në Angli dhe Irlandën e Veriut dhe në më shumë se 50 vende të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!