×
  • Lajme
  • Botë

    Ka vdekur gruaja e Sllobodan Millosheviqit

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 16:51

    Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Mirjana Markoviq e veja e ish-kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, shkruan Reporteri.net.


    Sipas raportimeve të mediave serbe, ajo ka vdekur rreth orës 15:00 në Rusi.

    Ajo ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ka qenë e shtruar në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj është karakterizuar si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.

    Në vitin 2005, Serbia lëshoi ​​një urdhër arrest për Mirjana Markoviq, i cili është ende në fuqi. Ajo gëzonte statusin e refugjatit politik në Rusi dhe nuk mund të arrestohej aty sipas rendit të Interpolit serb.

    Ajo konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore, nga politikat e të cilit më së keqi e pësuan shqiptarët, boshnjakët e kroatët. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!