×
  • Lajme
  • Botë

    Kardinali George Pell dënohet me 6 vjet burg për abuzim seksual të dy adoleshentëve

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 21:28

    Kardinali George Pell është dënuar me gjashtë vjet burg nën akuzën për abuzimin seksual të dy djemve adoleshentë në vitet 1990, shkruan Mail Online, transmeton Reporteri.net


    Ish shefi i financave të Vatikanit, tani 77 vjeçar  dhe këshilltari i lartë i Papa Françeskut është figura katolike më e vjetër që ndonjëherë është shpallur fajtor për vepra seksuale ndaj fëmijëve. Kardinali Pell u shpall fajtor në dhjetor të vitit të kaluar për abuzim seksual me dy djem, 22 vjet më parë në sakristinë e priftërinjve të Katedrales së Shën Patrikut në Melburn.

    Të mërkurën në mëngjes, Pell para gjykatës mësoi për fatin e tij dhe vitet që do të kalojë në burg, e që do të thotë se ai mund të vdes në burg.

    Në pamjet e transmetuara drejtpërsëdrejti në të gjithë botën nga Gjykata e Qarkut në Melburn, Kryegjykatësi Kidd i quajti krimet e Pell-it ” arrogante” dhe tha se abuzimi ka shkaktuar “dëm afatgjatë dhe serioze” tek fëmijët.

    Ai tha se mosha e Pellit dhe mungesa e ndonjë akuze tjetër për 22 vjet do të thotë se ai nuk paraqet më rrezik për komunitetin. Gjykatësi gjithashtu mori parasysh shëndetin e përkeqësuar të Pellit, i cili vuan presioni i lartë i gjakut dhe problemet me zemër, gjë që kërkon që ai të ketë një stimulues kardiak.

    Por për shkak se kardinali ende e mohon abuzimin dhe po e apelon dënimin, gjykatësi Kidd tha se ai kishte nuk treguar “asnjë lloj keqardhje apo pendim” që mund të ia kishte zvogëluar dënimin.

    Kardinali Pell, që konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Vatikanit, u pezullua nga detyra vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat në vendin e tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!