×
  • Lajme
  • Botë

    Katedralja Notre Dame kishte qenë cak i terroristëve, një xhihadiste ishte dënuar me 8 vite burg

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 8:54

    Katedralja Notre Dame në Paris, e vjetër 850 vjet, dje u dogj, dhe ende nuk dihen shkaqet. Por, në të kaluarën ajo kishte qenë cak i terroristëve. Për këtë një grua xhihadiste ishte dënuar me tetë vite burgim.


    Një nga tre gratë e dyshuara për përfshirje në një komplot për të hedhur në ajër një veturë të mbushur me gaz afër katedrales Notre Dame në Paris në vitin 2016, ishte dënuar nga gjykata franceze.

    Ines Madani, 22 vjeç, u dënua për inkurajimin e xhihadistëve për të shkuar në Siri dhe për të marrë pjesë në sulmet kundër Francës midis marsit 2015 dhe qershorit 2016.

    Ajo përdorte Telegram – një aplikacion i koduar i mesazheve i përdorur gjerësisht nga xhihadistët për të komunikuar.

    Ajo përdorte pseudonime të ndryshme në rrjetet sociale, duke pretenduar për shembull të ishte Abu Souleymane, një xhihadist i kthyer nga Raqa për të kryer sulme në Francë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!