×
  • Lajme
  • Botë

    Katër të akuzuar për vrasjen e gazetarit sllovak që rrëzoi kryeministrin

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 16:02

    Autoritetet sllovake akuzuan një biznesmen me profil të lartë dhe tre persona të tjerë të hënën për vrasjen e një gazetari dhe të fejuarës së tij vitin e kaluar. Një çështje që ende ka mbetur e turbullt edhe një vit pasi rrëzoi kryeministrin Robert Fico.


    Sipërmarrësi i lidhur politikisht, Marian Kocner dhe dy bashkëpunëtorë të tij të dyshuar, janë deklaruar të pafajshëm në vrasjen e gazetarit, Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, Martina Kusnirova. I dyshuari i katërt ka rrëfyer për të shtënat, trasmeton Reuters, përcjell Reporteri.net

    Një person i pestë ka rrëfyer mbi vrasjen dhe ka bërë një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët për të vepruar si dëshmitar në gjykimin e katër të tjerëve.

    Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të shtetit tha në një deklaratë se të katër të dyshuarit mund të përballeshin me burgim të përjetshëm me gjashtë akuza, përfshirë vrasjen me paramendim.

    Vrasja e Kuciak nxiti protesta masive kundër korrupsionit vitin e kaluar dhe detyroi dorëheqjen e Fico, i cili kishte dominuar në Sllovaki si kryeministër për 10 nga 12 vitet e mëparshme.

    Zbulimet e lidhjeve midis Kocner dhe zyrtarëve të sigurisë që u ekspozuan gjatë hetimit kanë çuar në më shumë dorëheqje javët e fundit.

    Megjithëse Fico dha dorëheqje vitin e kaluar, koalicioni i tij në pushtet ka mbijetuar, i udhëhequr nga pasardhësi i tij i zgjedhur Peter Pellegrini./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!