×
  • Lajme
  • Botë

    Katër të vdekur nga koronavirusi dhe 52 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 15:47

    Katër viktima nga COVID-19 janë regjistruar të premtën në Maqedoninë e Veriut.


    Ministria e Shëndetësisë njofton se tre viktima janë nga Shkupi, të moshës 73, 76 dhe 82 vjeçe dhe një tjetër nga Tetova i moshës 55 vjeçe.

    Këto viktima e rrisin numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur betejën më koronavirus në 125.

    Përpos rasteve me viktima, janë regjistruar edhe 52 të infektuar të rinjë, shifër kjo më e larta që nga muaji prill kur ishtë piku i pandemisë.

    Më së shumti raste me koronavirus ka në Shkup me gjithsej 26, 9 në Tetovë, 6 në Kumanove, 2 në Strugë dhe një në Veles dhe Koçanë.

    Këto rezultate dolën nga testimi i 661 mostrave në rajone të ndryshme të vendit.

    Zyrtarë institucional janë shprehur të brengosur lidhur me rritjen e numrit të të infektuarve duke bërë thirrje për kujdes të shtuar.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se mosrespektimi i masave mund të çojë në rikthimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    “Dua të bëj të qartë se do të zbatojmë kufizime në disa vende nëse gjendja epidemiologjike e kërkon një gjë të tillë, do të analizojmë të dhënat edhe gjatë fundjavës dhe do të shohim se si duhet të veprojmë”, ka thënë Filipçe.

    Momentalisht në Maqedoninë e Veriut janë 487 raste aktive me koronavirus nga 2,100 gjithsej, kurse 1,500 janë shëruar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!