×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Kemi një termet këtu’ – reagimi simpatik i Kryeministres së Zelandës së Re kur ra tërmeti gjatë intervistës

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 17:15

    Pandemia e coronavirusit ka qenë një makth për transmetimin LIVE nëpër TV, me intervista të ndërprera nga fëmijët, macet, telefonat, qentë dhe tani edhe tërmete.


    Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern po diskutonte për heqjen e vazhdueshme të kufizimeve në shtetin që ajo drejton, kur një tërmet me madhësi 5.8 shkallë goditi pranë kryeqytetit Wellington, të hënën në mëngjes, shkruan CNN, transmeton Reporteri. Asnjë dëmtim nuk është raportuar.

    Gjersa kamera u trondit dukshëm, Ardern qeshte dhe i tha Ryan Bridge, prezantuesit në Newshub AM Show: “Ne kemi një tërmet këtu, – një tronditje mjaft e mirë këtu”. “Nëse shihni gjërat pas meje që,” shtoi ajo.

    E pyetur nëse ndihej e “sigurt dhe mirë për të vazhduar intervistën,” Ardern u përgjigj “Unë jam mirë, nuk jam nën asnjë dritë të varur, më duket se jam në një vend të sigurt për nga struktura”.

     

    Reagimi i lezetshëm i Ardern doli shpejt viral në Twitter dhe media të tjera sociale.

    Sipas GeoNet, i cili monitoron veprimtarinë gjeologjike në vend, Zelanda e Re përjeton rreth 20,000 tërmete çdo vit, ose midis 50 dhe 80 në ditë, megjithëse shumica dërrmuese janë shumë të vogla për t’u ndjerë nga njerëzit.

    GeoNet tha se tërmeti i së hënës ishte më i fuqishmi deri më tani në vitin 2020, duke arritur një shkallë prej 5.4. Thuhet se tërmeti u pasua nga mbi 45 tërmete që shkonin në magnitude-1.7 deri në 4.4./Reporteri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!