×
  • Lajme
  • Botë

    Kërkohet largimi i tërësishëm i cigareve elektronike nga tregu, rrisin rrezikun për Covid-19

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 12:14

    Në një letër drejtuar Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, ligjvënësit po i kërkojnë agjencisë të largojë nga tregu përkohësisht të gjitha cigaret elektronike gjatë kohës sa do të zgjasë kriza me koronavirus.


    Letra e dërguar komisionarit të FDA-së, Dr Stephen Hahn të martën, e bën këtë thirrje bazuar në hulumtime të reja që sugjerojnë se përdorimi i cigareve elektronike mund të mund të rrisë rrezikun për t’u diagnostikuar me Covid-19, shkruan CNN, transmeton Reporteri.

    “Kjo  gjë që është veçanërisht shqetësuese, duke marrë parasysh që të rinjtë po bëjnë gjithnjë e më shumë përhapjen e COVID-19, duke kërcënuar shëndetin dhe sigurinë e amerikanëve të të gjitha moshave”, thuhet në arsyetimin e tyre.

    Në letër, kërkohet që Hahn të konfirmojë deri më 18 gusht  nëse FDA do të pastrojë përkohësisht tregun nga të gjitha cigaret elektronike.

    Sipas disa studimeve, përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!