×
  • Lajme
  • Botë

    Kërkonte në koshin e mbeturinave ushqim, endacaku shtang nga ajo që gjen

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 13:27

    Një endacak u përball me trupin e pajetë të një foshnje brenda një koshi plehrash në rrugën General Ilizaicin, në lagjen Carolinas Bajas të Alicante, në Spanjë.


    Foshnja e kishte ende kordonin e lidhur me kërthizën, ndërsa dyshohet se ishte braktisur prej disa orësh, direkt pas lindjes.

    Zbulimi shokues u bë të hënën mbrëma më 9 shtator. Endacaku i tregoi gjithçka një kalimtari, i cili lajmëroi policinë dhe ndihmën e shpejtë, por mjekët konstatuan se foshnja ishte i pajetë.

    Hetuesit janë duke analizuar kamerat e sigurisë në zonë, me shpresë për të zbuluar se mos është fiksuar momenti i braktisjes së fëmijës.

    Hetimet janë përqendruar në spitale, klinika dhe qendra shëndetësore, ku mund të ketë lindur foshnja.

    Po ashtu mbetet për tu sqaruar nëse foshnja ka vdekur gjatë lindjes, apo ka ndërruar jetë pasi u hodh në kosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!