×
  • Lajme
  • Botë

    Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për barazi në shpërndarjen e vaksinav

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 12:07

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri rezolutën e kërkuar prej Britanisë së Madhe për barazi në qasjen ndaj vaksinave kundër pandemisë COVID-19.


    Rezoluta e miratuar, e dyta në një vit e Këshillit të Sigurimit mbi pandeminë, bën thirrje, gjithashtu, për solidaritet në botë, për të luftuar virusin dhe për të kryer vaksinimet pa diferencime.

    Ndërkaq San Marino ka nisur vaksinimin e popullsisë me doza ruse, Sputnik V.

    Sipas autoriteteve kjo është një dritë në fund të tunelit pas dy muajsh pritje nga ana tjetër edhe kufizimet vazhdojnë.

    Parlamenti i Sllovakisë ka miratuar kërkesën për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme.

    Vendimi i parë për kufizimet u miratua më 1 tetor dhe është zgjatur disa herë.

    Me miratimin e fundit të parlamentit gjendja do të qëndrojë në fuqi deri më 19 mars.

    Ndër të tjera, vendimi parashikon rekrutimin dhe transferimin e detyruar të punonjësve shëndetësorë dhe ndalimin e tubimeve.

    Edhe Greqia zgjat bllokimin e rreptë në disa rajone.

    Dy komuna në Selanik , Kalymnia dhe Kordelio-Evosmos dhe Njësitë Rajonale të Evisë me përjashtim të Skyros mbeten në nivelin e rrezikut shumë të lartë.

    Ndërkaq “Njësitë Rajonale të Lefkada-s (përveç Meganisi), , do të hyjnë në nivelin e “rrezikut të rritur” nga kjo e shtunë dhe deri më 8 mars”.

    Shqetësim mbetet rritja e numrit të shtrimeve të reja në spital, që tejkaluan 2500 pacientë, duke vënë dukshëm në presion sistemin shëndetësor, me 88% të kujdesit intensiv Covid të zënë.

    Në total prej nisjes së pandemisë janë infektuar në mbarë botën. 114 milionë persona prej të cilëve janë rreth 22 milionë pacientë ende në kurim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!