×
  • Lajme
  • Botë

    Këto 3 shtete në Evropë pranuan më së shumti azilkërkues

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 23:18

    Në vitin 2018 Italia ia kaloi Francës sa i përket dhënies së mbrojtjes ndërkombëtare për azilkërkuesit, duke u vendosur në vend të dytë pas Gjermanisë, njofton Eurostat.


    Në vitin 2018, 28 shtetet anëtare, në tërësinë e tyre, kanë dhënë mbrojtje ndërkombëtare për 333355 refugjatë.

    Mbi 40% e përgjigjeve pozitive për azil janë dhënë nga Gjermania (139600), më pas nga Italia me 47885 e ndjekur nga Franca me 41440.

    Në vitin 2017 azilkërkuesit që kishin marrë përgjigje pozitive ishin 538000.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!