×
  • Lajme
  • Botë

    Këto janë 5 shtetet evropiane që raportuan rënie të rasteve të virusit në dy javët e fundit

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 14:48

    Pesë shtete evropiane kanë raportuar rënie të numrit të rasteve të koronavirusit në kohën kur shumica e shteteve të këtij kontinenti po përballen me rritje të përhapjes, sipas një raporti të Qendrës Evropiane për Kontrollimin e Sëmundjeve (ECDC).


    Portugalia, Suedia, Kroacia, Letonia dhe Sllovenia kanë regjistruar trend të rënies së rasteve të reja gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa shtetet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të rasteve për 100,000 banorë.

    Shenjat pozitive në këto shtete erdhën në kohën kur UEFA-ja ka vendosur që ta lejojë zhvillimin e fazës finale të Ligës së Kampionëve në futboll në Lisbonë, shkruan CNN, transmeton Express.

    Duke e vlerësuar gjendjen në mënyrë specifike në rajonin e Lisbonës, Qendra Evropiane për Kontrollimin e Sëmundjeve tha se ritmi i numrit të rasteve për këtë zonë tregon për një rënie të përhapjes së virusit në periudhën dyjavore.

    Të martën, autoritetet shëndetësore në Portugali i regjistruan 120 raste të infektimeve, 0.2 për qind më pak se një ditë më parë, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 52,935.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!