×
  • Lajme
  • Botë

    Kina kërkon 2.4 miliardë dollarë sanksione nga SHBA-të

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 13:22

    Kina po kërkon 2.4 miliardë dollarë sanksione prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mospërmbushje të një vendimi të OBT-së për një rast tarifash që daton nga koha e Obamës.


    Shtetet e Bashkuara nuk kishin arritur t’i zbatonin rekomandimet dhe vendimet e
    DSB-së brenda periudhës së caktuar dhe nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për kompensimin, shkruan Reurters, transmeton Reporteri.net

    Ndryshe Kina shkoi në OBT në vitin 2012 për të sfiduar tarifat e anti-subvencioneve amerikane në eksportet kineze duke përfshirë panelet diellore, kullat e erës, cilindrat e çelikut dhe ekstruksionet e aluminit, eksporte që Kina vlerësonte në 7.3 miliardë dollarë në atë kohë, transmeton, Reporteri.net

    Ndërsa, kërkesa e Kinës shfaqet në rendin e ditës të DSB-së të caktuar për 28 tetor. Shtetet e Bashkuara mund të sfidojnë sasinë e sanksioneve hakmarrëse të kërkuara, të cilat mund të dërgojnë në arbitrazh mosmarrëveshjen e gjatë.

    Kina dhe administrata Trump janë të bllokuar në një luftë tregtare. Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se ai mendon që një marrëveshje tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë do të nënshkruhet deri në Takimet e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor që do të zhvillohen në Kili në 16 dhe 17 nëntor.

     

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!