×
  • Lajme
  • Botë

    Kina këshillon për kufizim të udhëtimeve, rritet numri i vdekjeve nga virusi i ri

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 18:11

    Autoritetet kineze u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë brenda dhe jashtë Wuhan, qyteti në qendër të një shpërthimi të virusit të ri që ka vrarë 17 njerëz.


    Atyre që jetojnë në qytetin prej 8,9 milionë banorëve u është thënë gjithashtu që të shmangin turmat dhe minimizojnë tubimet publike.

    Virusi i ri është përhapur nga Wuhan në disa provinca kineze, si dhe në SHBA, Tajlandë dhe Korenë e Jugut.

    Deri më tani janë konfirmuar 440 raste, me origjinë në një treg të ushqimeve të detit ku “realizoheshin transaksione të paligjshme të kafshëve të egra”.

    Të mërkurën vonë, autoritetet kineze konfirmuan se numri i të vdekurve ishte dyfishuar brenda një dite.

    Të gjitha vdekjet deri më tani kanë ndodhur në Hubei, provinca përreth Wuhan, ndërsa janë raportuar edhe dy raste të virusit në Hong Kong.

    Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajë takim për të vlerësuar rreziqet globale të paraqitura nga virusi dhe të vendosë nëse duhet të shpallet një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik – siç ndodhi me gripin e derrit dhe Ebola-n.

    Një deklaratë e tillë, nëse bëhet, mund të prodhojë këshilla për kufizime të udhëtimeve ose tregtisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!