×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Kishte gjithçka, por jo bukurinë: Ndaloi publikimin e fotografive të saj për shkak të hundës së madhe

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 15:30

    Deri  në fund të viteve 70 dhe gjatë viteve 80, Elena Ceauşescu ishte një nga dy gratë më të fuqishme në botë.


    Ajo nuk ishte vetëm grua e fuqishme, por edhe e llastuar. Burri i saj ishte Nicolae Ceauşescu, atë kohë president i Rumanisë. Ai dhe gruaja e tij në vendin e tyre gëzonin popullaritet të ngjashëm me atë që gëzonte Mao Ce Dun në Kinë, Stalini në BRSS dhe Hitleri në Gjermaninë naziste.

    Ndërsa pozicioni i Ceauşescu u forcua, oreksi i tij për pasuri materiale u forcua. Prandaj, një pjesë të madhe të bruto produktit të  Rumanisë e shpenzoi për ndërtimin e një pallati të madh që edhe sot llogaritet midis më të mëdhenjve në botë. Ai krijoi një shërbim shumë të fuqishëm të sigurisë. Diktatori e bëri këtë për të siguruar dhe zgjeruar sundimin e tij, jo vetëm për të mbrojtur vendin nga armiku i jashtëm. Ata që e  kundërshtuan atë, gruan e tij, familjen apo miqtë e tyre – do të zhdukeshin brenda natës.

    Presidenti egoist përkrahej nga Elena, të cilën e quanin “nëna e kombit”. Ajo ishte jo shumë inteligjente, por dinake dhe hakmarrëse, dhe jashtëzakonisht e pakënaqur, sepse nuk kishte ndonjë bukuri. Ajo ka lindur në një familje fshatare dhe kurrë nuk ka mbaruar shkollën e mesme. Ashtu si shumë njerëz të tjerë të varfër në fillim të shekullit të 20-të, iu  kthye në komunizmit që i ofronte klasës punëtore të varfër një ide se si të qeverisin me botën.

    Çifti u takuan në vitin 1939  dhe u martuan në vitin 1947, kur komunizmi nën patronazhin e Bashkimit Sovjetik filloi të përhapet në Evropën Lindore. Njëzet vjet më vonë, Nicolae Ceausescu erdhi në krye të Partisë Komuniste Rumune dhe në vitin 1965 u bë udhëheqës i e partisë. Dy vjet më vonë ai u zgjodh president i Republikës.

    Në fillim Ceauşescu ishte relativisht popullor në krahasim me udhëheqësit e tjerë komunistë. Rumunët e perceptonin si një person i cili është i gatshëm për të kundërshtuar kërkesat e pakushtëzuara që vinin nga Bashkimi Sovjetik për të përmirësuar standardin e jetesës së popullsisë. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai u bë gjithnjë e më i etur për pasuri dhe luks. 

    Pasi që Elena udhëtonte në botë, ajo ishte gjithnjë e më shumë xheloze për atë që kishin të tjerët. Në Kinë, ajo ishte xheloze për fuqinë e gruas së Mao Zedong, e cila  u burgos përfundimisht nga kundërshtarët e Maos. Në Filipine, magjepsej nga  Imeldi Marcos u me  jetën e mrekullueshme që gëzonte derisa e dëboi burrin e saj. Me kalimin e viteve Elena u bë aq paranojake, saqë nuk lejoi që fotografitë e saj të publikoheshin në mënyrë që të mos shihej hunda e saj. Para publikimit, ajo kërkoi që secila prej fotografive të saj të përpunohej, transmeton Reporteri.net.

    Kur komunistët erdhën në pushtet, Elena ishte sekretare e Ministrisë së Punëve të Jashtme, megjithëse jo shumë e aftë në atë pozitë. Megjithatë, që nga viti 1972, kur ishte e sigurt se bashkëshorti i saj do të bëhej president për një periudhë më të gjatë kohore, ajo shpejt përparoi në detyrë. Në vitin 1980, u bë zëvendëskryeministre – përkatësisht njeriu i dytë në qeveri. Ajo njihet si një person jashtëzakonisht hakmarrës që kur sfidohej e shfaqte anën e saj të keqe. 

    Shumëkush e krahasonte familjen Ceausescu me një organizatë mafioze. Në fund të mbretërimit, ajo u bë doktore e shquar e kimisë dhe autore e shumë punimeve shkencore. Por, megjithatë thuhet se shkencëtarët e vërtetë e bënin tërë punën për të.

    Megjithëse nuk ishte sekret publik, Elena kurrë nuk bëri punime shkencore në emër të saj, por askush nuk guxonte ta mohonte, sepse ajo ishte gruaja e një njeriut më të fuqishëm në vend. Ajo ishte gjithashtu kreu i shumë departamenteve të ndryshme qeveritare lidhur me shkencën, kështu që në komb mori pseudonimin ‘Codoi’, sipas formulës së së dioksidit të karbonit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!