×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Kjo është luftë’, deputetët në Poloni protesta në parlament për ligjin kundër abortit

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 23:54

    Deputetët e opozitës në Poloni janë ngritur në protesta kundër ligjit që ndalon thuajse të gjitha abortet.


    Joanna Scheuring-Wielgus, nga partia opozitare Lewica (e majta), drejtoi një protestë brenda parlamentit, ku të gjithë mbanin veshur maska.

    Ata mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej ‘kjo është luftë’ apo ‘legalizoni abortin’.

    Ligji për abortin ka shkaktuar protesta në të gjithë Poloninë, ndërkohë që vendimi i së enjtes së kaluar nga Gjykata Kushtetuese mbylli një nga pak bazat e mbetura ligjore për lejuar abortin në Poloni dhe ka shtuar shumë zemërimin e qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!