×
  • Lajme
  • Botë

    Kjo është qyteza italiane që nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 16:05

    Ferrera Erbognone është një vend i vogël në Lombardi të Italisë.


    Atje jetojnë rreth 1.200 persona, shumica prej të cilëve janë të moshës mbi 60-vjeç. Për këtë vend po shkruan pothuajse çdo media në Itali.

    Edhe pse gjendet në epiqendrën e përhapjes së koronavirusit në veri të Italisë, atje nuk është regjistruar as edhe një person që është prekur nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

    Instituti i Neurologjisë Mondino në komunën Pavia, ka vendosur që paksa të hulumtojë rastin e Ferreras, kurse e gjithë kjo po arrihet me ndihmën e kryetarit të këtij vendi, Giovanni Fassina, i cili me profesion është profesor i shkencave të mjekësisë ligjore.

    Ata duan t’ua bëjnë testin e gjakut qytetarëve të kësaj qyteze, për të përcaktuar nëse shumica e tyre janë imun ndaj coronavirusit i njohur ndryshe si COVID-19, shkruan La Stampa.

    “Kemi përzgjedhur Ferreran pasi është një komunitet që deri më tani nuk ka regjistruar as edhe një rast me koronavirus”, ka thënë profesori Livio Pietro Tronconi, njëherit drejtor i përgjithshëm i Institutit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!