×
  • Lajme
  • Botë

    Korea e Jugut detyrohet t’i mbyllë shkollat vetëm një ditë pas rihapjes së tyre

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 15:00

    Në Korenë e Jugut më shumë se 200 shkolla janë detyruar të mbyllen një ditë pasi u riphapën pas pandemisë COVID-19.


    Ditën e mërkurë mijëra studentë filluan të vijojnë mësimin në objektet shkollore, derisa vendi filloi lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton BBC – transmeton Reporteri.net.

    Por vetëm një ditë më vonë, në Kore të Jugut u regjistruan 79 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë ditore në dy muaj.

    Depoja në qytetin e Bucheon, drejtohet nga firma më e madhe e tregtisë elektronike në vend, Coupang, dhe zyrtarët kanë thënë se objekti ishte në përputhje të plotë me masat e kontrollit të infeksionit.

    Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se ata kanë zbuluar gjurmë të COVID-19 edhe në këpucët dhe rrobat e punëtorëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!