×
  • Lajme
  • Botë

    Koreja e Veriut: SHBA hodhi poshtë ‘mundësinë e artë’

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 15:09

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mund të ndërpresë bisedimet për denuklearizimin me SHBA-në dhe të rifillojë programet mbi raketat dhe testimet bërthamore.

    Zëvendësministrja e Jashtme, Choe Sun-hui u tha diplomatëve të huaj se SHBA-ja hodhi poshtë “një mundësi të artë” gjatë takimit mes Presidentit Trump dhe Kim Jong un në Vietnam.

    Koreja e Veriut  ofroi gjatë bisedimeve çmontimin e kompleksit të saj kryesor bërthamor Yongbyon.

    Por bisedimet u prishën pasi Trump refuzoi të hiqte sanksionet nëse Koreja e Veriut nuk shkatërron të gjitha vendet e saj bërthamore.

    Kim së shpejti do bëjë një njoftim zyrtar lidhur me bisedimet e ardhshme me SHBA-në, tha Choe në Phenian.

    “Nuk kemi ndërmend të plotësojmë kërkesa, as nuk jemi të gatshëm të angazhohen në negociata të këtij lloji,”-tha ajo për gazetarët në Korenë e Veriut.

    Sun-hui akuzoi SHBA-në se do mbajë një qëndrim prej ‘gangsteri’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!