×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi lindi në një laborator dhe u lëshua për ta dobësuar ekonominë kineze – teoritë e fundit konspirative

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 12:34

    Lufta biologjike ose devijimi, siç thuhet sot, zhvillohet kryesisht kundër një ekonomie të caktuar dhe njerëzit zakonisht janë vetëm dëm kolateral. Kjo është mënyra më e lirë për të bërë dëm për një ekonomi, sepse numri i madh i njerëzve të prekur bën që ekonomia të shembet. Duke vepruar kështu, sulmuesi mbetet i padukshëm, dhe kryerësi i drejtpërdrejtë më së shpeshti përfundon me ” një plumb vetes”.


    Disa hipoteza sugjerojnë se ka shumë të ngjarë që në një laborator të jetë krijuar virusi i ri korona me qëllim për të dobësuar ekonominë në zgjerim kineze, transmeton Reporteri.

    Megjithatë, zyrtarët kinezë pretendojnë se virusi vdekjeprurës ka origjinën në tregjet kineze të kafshëve. Megjithëse rruga për përhapjen dhe mutacionin e virusit nga kafshët te njerëzit është e njohur, ata që besojnë në teoritë e komplotit mendojnë ndryshe dhe përforcojnë dyshimin e tyre se ende nuk është identifikuar fajtori i virusit SARS, nga i cili gati dy mijë njerëz vdiqën në Kinë në vitin 2003, si dhe arsyet pse ai u zhduk kaq shpejt. Fokusi i një virusi të ri, të rrezikshëm është përsëri në Kinë.

    Drejtori i italianes “Tgcom24”, Paolo Liguori, ka deklaruar se një burim shumë i besueshëm i ka bërë me dije se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan ku realizohen eksperimente ushtarake.

    “Kam marrë informacion nga një burim shumë i besueshëm se gjithçka ka lindur nga një laborator në Wuhan, ku studiohen virusët më të rrezikshëm në botë. Në vitet e fundit, ky laborator ka nisur edhe eksperimente ushtarake, që janë shumë sekrete. Një nga teknikët, në fillim të dhjetorit, është prekur nga virusi. Nuk është kuptuar kjo gjë dhe nga aty është përhapur”, tha Liguori. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!