×
  • Lajme
  • Botë

    Krejt bota në alarm nga coronavirusi, ky shtet vendos që ta heq karantinën

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 8:14

    Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe vende të tjera janë përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit.


    Në një kohë që shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia. Qeveria e këtij vendi ka vendosur lirimin e masave, pas një periudhe të gjatë karantine.

    Qytetarët në Australi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.

    Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane. Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj, më i rrepti që kishte parë vendi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!