×
  • Lajme
  • Botë

    Kriza qeveritare, kryeministri italian drejt dorëheqjes

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 12:57

    Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, është pranë dorëheqjes. Conte synon që të prish koalicionin e tanishëm dhe të formojë një qeveri me shumicë më të gjerë për të pasur një qeverisje më të qëndrueshme.


    Sipas “Repubblica” kryeministri ka bërë gati letrën e dorëheqjes dhe rrëzimi i qeverisë është vetëm pak orë larg.

    “Qëllimi im është të gjej një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislacionit”, është shprehur Conte.

    Disa ditë më parë pasi mori votëbesimin në Parlament, qeveria e Contes mori votëbesimin edhe në Senat duke u votuar me 156 vota pro.

    Kriza politike në Itali nisi pasi Matteo Renzi njoftoi më 13 janar tërheqjen e dy ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, të cilat ishin pjesë e partisë “Italia Viva”, nga qeveria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!