×
  • Lajme
  • Botë

    Krokodili e tërhjek nga barka dhe e gëlltit të gjallë një djalë 10 vjeçar, gjithçka ndodhi para syve të familjes

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 9:37

    Në jug të Filipineve, një krokodil hëngri një djalë 10 vjeçar përpara familjes së tij, pasi e tërhoqi nga një varkë prej druri.


    Siç raportojnë mediat e huaja krokodili i njohur si krokodili i grykëderdhjes e tërhoqi djalin ulur në pjesën e pasme të varkës, ku ishte bashkë me të vëllanë dhe motrën e tij më të madhe, transmeton Reporteri.net.

    Ai u raportua se u rrëmbye nga një varkë ku po kalonte së bashku me dy vëllezërit e motrën e tij më të madhe pranë qytetit të Balabac – një zonë e famshme për sulmet nga krokodilët.

    Babai i djalit e kërkoi atë gjatë tërë natës, por eshtrat e tij u gjetën më vonë nga një peshkatar në një moçal aty pranë.

    Krokodili i grykëderdhjes është zvarraniku më i madh në botë.

    Mund të rritet deri në gjashtë metra dhe të peshojë deri në një ton.

    Ai banon me ujë të kripur dhe ligatinat nga bregu lindor i Indisë, në të gjithë Azinë Juglindore dhe në Australinë veriore. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!