×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri australian goditet me vezë

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 9:59

    Një grua është arrestuar pasi që ka goditur me vezë kryeministrin e Australisë, Scott Morrison gjatë fushatës zgjedhore që do të mbahen më 18 maj.


    Sigurimi shpejt e ka larguar 25 vjeçaren, ndërsa sipas policisë askush nuk është lënduar në këtë incident.

    Morrison më vonë në Twitter gruan që e ka gjuajtur me vezë e ka quajtur “aktiviste qyqare”.

    Ai ka falënderuar sigurimin e tij për reagim të shpejtë, dhe ka shfaqur brengën për gruan e vjetër që u rrëzua gjatë këtij sulmi, transmeton BBC.

    Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Olbia, që gjendet rreth 330 kilometra në jugperëndim të Kanberas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!