×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë pas shkeljes së masave anti-covid

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 12:36

    Kryeministri çek, Andrej Babis, ka thënë të premten se do ta shkarkoj ministrin e Shëndetësisë nëse nuk do të japë vetë dorëheqje, për shkak se ky i fundit kishte mbajtur një takim në një restorant i cili ishte i mbyllur sipas masave të qeverisë në luftimin e pandemisë me koronavirus.


    “Kur stafi shëndetësor po luftojnë në vijën e parë të frontit për të shpëtuar jetët e qytetarëve tanë, një veprim i tillë është absolutisht i paarsyeshëm”, ka thënë ai, raporton Reuters.

    Skandali ndodhi të mërkurën derisa u publikuan fotografi të ministrit të Shëndetësisë së Çekisë, Roman Prymula, duke dalë nga restoranti dhe duke u futur në një makinë teksa nuk kishte vënë maskë, një shkelje e rregullave kjo, sipas së cilave u kërkohet njerëzve të mbajnë maskat dhe që të mbyllen restorantet.

    Prymula kishte thënë se kishte qenë në takim pune dhe se ai ishte zhvilluar në një hapësirë të një restoranti të mbyllur. Ai kishte thënë se e kishte vënë maskën sapo ishte futur në makinë.

    Prymula pati thënë se do të jepte dorëheqje nëse kjo ishte dëshira e qytetarëve, para se kryeministri të dilte me deklaratë.

    Çekia ka shënuar rekord me 14,151 raste me COVID-19 të enjten, dita e dytë me radhë e rëndë me të infektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!