×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri holandez: “Marrëveshja Brexit” nuk do të rinegociohet pas largimit të May

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 19:01

    Kryeministri holandez Mark Rutte paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian nuk do të rifillojë negociatat mbi marrëveshjen e Brexit me pasuesin/en e Theresa May për Kryeministër.


    “Marrëveshja nuk është e hapur për rinegocimin,” vuri në dukje Rutte gjatë një konference shtypi në Hagë, pak orë pas shpalljes së dorëheqjes së May, e cila dështoi tri herë që të bindë parlamentin britanik për miratimin e marrëveshjes.

    Sipas Rutte, pasiguria rreth Brexit “u rrit në vend që të refuzohet”, ndërsa ai theksoi se Holanda mbetet e përgatitur për çdo mundësi, “përfshirë skenarin e daljes pa marrëveshje”.

    Deklarata e kryeministrit holandez, është më e forta e artikuluar deri më tani nga një lider evropian. Kjo nuk duhet aspak optimiste për pasardhësin e kryeministres britanike, ku disa nga kandidaturat e mundshme e kanë shfaqur tashmë synimin për të rinegociuar marrëveshjen e May me BE.

    “Problemi nuk është Theresa May”, por kushtet e rrepta që vendos Londra për secilën marrëveshje”, tha shefi i qeverisë holandeze.

    “Unë e telefonova menjëherë dhe i thashë se ajo që ka bërë vitet e fundit është shumë e guximshme pasi ka punuar në kushte shumë të vështira për të arritur Brexit», shtoi kryeministri i Holandës.

    Mark Rutté nuk pranoi të bënte ndonjë koment për zëvendësimin e May: “Nuk do të komentoj Boris Johnson apo kandidatët e tjerë. Ne duhet të presim rezultatin. “

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!