×
  • Lajme
  • Botë

    Ndahet Çmimi Nobel për Paqe

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 11:08

    Kryeministri etiopian Abiy Ahmed ka fituar çmimin prestigjioz Nobel për Paqe për rolin e tij në përfundimin e luftës 20-vjeçare midis Etiopisë dhe Eritresë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Zëdhënësi i tij njoftoi:

    “Komiteti Norvegjez Nobel ka vendosur t’i japë çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019 përpjekjeve të kryeministrit etiopian Abiy Ahmed për të arritur paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për iniciativën e tij vendimtare për zgjidhjen e konfliktit në kufirin me Eritrean fqinje”.

    Po ashtu edhe Zyra e kryeministrit të Etiopisë e ka komentuar këtë në Twitter, ku thuhet se kjo është një arritje e madhe./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!