×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri indian: Vaksina e krijuar nga ne do të shpërndahet në tërë botën

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 17:11

    Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është zotuar para Kombeve të Bashkuara se kapaciteti i prodhimit të vaksinave në vendin e tij, do të vihet në dispozicion globalisht për të luftuar pandeminë e koronavirusit.


    “Si vendi më i madh i prodhimit të vaksinave në botë, unë dua ta siguroj komunitetin global, prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave në Indi, do të përdoret për të ndihmuar gjithë njerëzimin në luftën kundër kësaj krize”, ka deklaruar Mondi.

    Ai tutje ka deklaruar se India po ecën përpara me provat klinike të fazës së tretë. Sipas tij, provat në shkallë të gjerë konsideruan standardin e lartë në përcaktimin e sigurisë dhe efikasitetit dhe do t’i ndihmonte të gjitha shtetet në rritjen e kapaciteteve dhe shpërndarjet e vaksinave.

    Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë presion lidhur me një “vaksinë popullore”, e cila është e disponueshme dhe e përballueshme kudo, dhe deklaroi se disa vende po bëjnë marrëveshje anësore për popullsinë e tyre, shkruan Reuters, përcjell KOHA.

    “Një vaksinim i tillë jo vetëm që është i padrejtë, por edhe vetshkatërrues. Askush nga ne nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt. Të gjithë e dinë këtë”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme.

    Ndërsa, kryeministri australian, Scott Morrison, i ka thënë Asamblesë së Përgjithshme gjatë së premtes se kushdo që e gjen vaksinën, duhet ta shpërndajë atë.

    “Disa mund të shohin avantazh afatshkurtër, apo edhe fitim”, tha Morrison. “Por unë ju siguroj për këdo që mund të mendojë në këto linja, njerëzimi do të ketë një kujtesë shumë të gjatë dhe do të jetë një gjykatës shumë i ashpër”.

    “Premtimi i Australisë është i qartë: nëse gjejmë vaksinën, ne do ta ndajmë atë. Ky është zotimi që të gjithë duhet të bëjmë “, tha Morrison.

    Kurse Papa Françesku u tha zyrtarëve të OKB-së se shtetet anëtare të varfra dhe më të dobëta, duhet të marrin trajtim preferencial në momentin kur vaksina ndaj koronavirusit është e gatshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!