×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri italian Conte jep dorëheqje

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 12:09

    Kryeministri italian Guiseppe Conte ka vendosur të jap dorëheqje, dhe kështu zyrtarisht t’i jap fund krizës në qeveri, raportojnë mediat italiane.


    Agjencia Ansa shkruan se kryeministri ua ka kumtuar vendimin e tij në orët e para të mëngjesit anëtarëve të qeverisë, e më pas sipas protokollit kjo zyrtarisht do t’i konfirmohet edhe presidentit të vendit Sergio Matareli, transmeton Telegrafi.

    E derisa nuk formohet qeveria e re, anëtarët aktual në dorëheqje do të kryejnë detyrat e nevojshme. E partitë e qendrës së majtë që deri më tani e kanë përbërë koalicionin qeverisë, janë pajtuar që kryeministri në dorëheqje Conte të formoj edhe qeverinë e ardhshme.

    Një disponim i tillë është edhe tek populli. Hulumtimet e bëra tregojnë se Guiseppe Conte është kryeministri më popullor në 20 vitet e fundit, dhe se 46 për qind e të anketuarve duan që ai të vazhdojë dhe të udhëheq me qeverinë.

    Zgjedhjet e reja, tani për tani, duken si një opsion pak i mundshëm. E krizën në qeverinë italiane e ka shkaktuar partia e vogël “Italia Viva” e Matteo Renzi, që ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!