×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministrja e Zelandës së Re: Sulmuesi e kishte ndërmed të vazhdonte me sulmet

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 15:57

    Pas  tragjedisë që goditi dje Zelandën e Re, ku 49 persona mbetën të vdekur dhe dhjetra tjerë u lënduan si pasojë e një sulmi terrorist në dy xhami të qytetit Christchurch, kryeministrja e vendit Jacinda Ardern në një konferencë për media tha se ligji mbi përdorimin e armëve në këtë vend do të ndryshojë, shkruan The Guardian, transmeton Reporteri.net

    Duke folur të shtunën në Christchurch, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se i dyshuari e kishte për qëllim të vazhdonte me sulmet në momentin kur u kap nga policia.

    Ajo shtoi se terroristi Brenton Tarrant u kap nga “policët e komunitetit rural” 36 minuta pas thirrjes së parë emergjente të bërë të premten, ndërkohë që kishte ende një revole aktive me vete. “Kishte dy armë të tjera të zjarrit në automjet dhe absolutisht qëllimi i tij iishte të vazhdonte me sulmet”, u shpreh ajo para gazetarëve.

    Ardern tha se hetimet janë duke vazhduar, por autoritetet besojnë se ka vetëm një kryerës të sulmit.

    Tridhjetë e nëntë persona janë të shtrirë në spital, 11 prej të cilëve janë në gjendje kritike në njësitë e  kujdesit intensiv.

    Kryeministrja Ardern u takua edhe me familjet e viktimave të shtunën, ku i siguroi ata se po punojnë në mënyrë që trupat të identifikohen dhe të riatdhesohen shpejt për t’u mundësuar varrimin sipas riteve myslimane./Reporteri.net 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!