×
  • Lajme
  • Botë

    Kundërshtarët e martesave të gjinisë së njëjtë detyrojnë Zvicrën të organizojë referendum

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 12:22

    Zviceranët do ta japin mendimin e tyre për lejimin apo moslejimin e martesave në mes të personave të gjinisë së njëjtë, pasi kundërshtarët grumbulluan përkrahje të mjaftueshme për ta detyruar shtetin që të organizojë referendum rreth ligjit të vitit 2020 për lejimin e martesave LGBT.


    Ligji i miratuar vitin e kaluar gjithashtu u mundësonte personave transgjinorë që ta ndryshojnë gjininë e tyre ligjore përmes një deklarate. Miratimi i këtij ligji paraqiti ndryshim të madh në shtetin që ka mbetur prapa në këtë aspekt në krahasim me pjesët tjera të Evropës Perëndimore.

    Qeveria zvicerane konfirmoi se kundërshtarët e ligjit kanë siguruar përkrahje të mjaftueshme për të organizuar referendum sipas sistemit kombëtar të demokracisë së drejtpërdrejtë. Në maj pritet të caktohet data e referendumit, por ai nuk mund të mbahet para shtatorit, tha një zëdhënës qeveritar, shkruan Reuters.

    Kundërshtarët kanë thënë se martesat mes personave të gjinisë së njëjtë janë të rreme dhe se vetëm një burrë e një grua mund të martohen mes vete.

    Sidoqoftë, sipas një ankete të një grupi për të drejtat e komunitetit LGBT që është zhvilluar vitin e kaluar, mbi 80 për qind e zviceranëve i përkrahin martesat në mes të gjinive të njëjta, duke lënë të kuptohet se ligji do të mbetet në fuqi edhe pas referendumit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!