×
  • Lajme
  • Botë

    Kurdët luftojnë si luanë kundër ofensivës së Turqisë: Marrin nën kontroll disa qytete

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 15:14

    Njësitë për mbrojtjen e popullit kurd kanë marrë nën kontroll Ras al-Ajin pas një kundër-sulmi të nisur nga ushtria turke me aleatët e saj, e cila pushtoi këtë   qytet kufitar më 12 tetor.


    Kurdët po luftojnë intensivisht në periferi të qyteteve me njësinë e armatosur të rebelëve sirianë që mbështesin pushtimin ushtarak të Turqisë në veriun e Sirisë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për rreth 14,000 luftëtarë të armatosur dhe të përgatitur nga Ankaraja, shumica e të cilëve kanë qenë në Vëllazërinë Myslimane ose milicinë islamiste “Kalifati”, e që tani quhen Ushtria e Lirë Siriane.

    Kurdët janë duke u përpjekur të çlirojnë qytetin e Tel Halaf, dhe raportet për sulme vijnë gjithashtu nga qyteti kufitar i Kobanes, i vendosur në bregun lindor të lumit Eufrat.

    Kurdët e pritën me entuziazëm ushtrinë e qeverisë, Ushtrinë Arabe Siriane

    Ndërkohë, njësitë e ushtrisë së shtetit, Ushtria Arabe Siriane, arriti dhe u vendos në veri të provincës al-Hasaka në marrëveshje me kurdët.

    Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mbrojti vendimin e tij për të hyrë me ushtri në veri të Sirisë pas tërheqjes së trupave amerikane.

    Ai tha se ka vepruar në mënyrë që në Turqi të mos vazhdojnë të futen emigrantë të tjerë. Për këtë arsye, Erdogan u bën thirrje udhëheqësve botërorë ta mbështesin me luftën, ose ta ndihmojnë me pranimin e refugjatëve. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!