×
  • Lajme
  • Botë

    Kush është Julian Assange, themeluesi i Wikileaks që u arrestua sot?

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 12:04

    Që prej vitit 2012 Julian Assange ka jetuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Suedia e kërkonte atë për ngacmim seksual ndaj dy ish kolegëve të tij. Duke qenë se kishte fituar azilin në Ambasadës, Britania nuk mund të ndërhynte ta arrestonte. Ekuadori nuk e jepte lejen për arrestim.


    Assange është bashkëthemelues i Wikileaks, një platformë globale që ka nxjerrë informacione shumë të ndjeshme. Më e madhja ishte ajo e vitit 2010 kur mbi 90 mijë dokumente sekrete amerikane të luftës në Afganistan u lëshuan për publikun. Ato botoheshin nga mediat me të fuqishme botërore. Dhe nga ajo kohë kishte filluar gjuetia ndaj Assange.

    Ndryshe Assange është arrestuar pak çaste më parë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku kishte qëndruar për shtatë vjet. Assange është 47 vjeçar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!