×
  • Lajme
  • Botë

    Ky ishte plani i terroristit nga Zelanda për të vrarë Merkelin dhe Erdoganin

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 14:12

    Brenton Tarrant (28), një nga terroristët që vrau 49 vetë në dy xhami në Zelandën e Re dhe la të plagosur rëndë  48 të tjerë,  para sulmit kishte publikuar në rrjetet sociale një Manifest prej 74 faqesh, ku kishte dhënë detaje se nga kush ishte frymëzuar për këtë sulm të tmershëm.


    Ky manifest është  i mbushur përplot me ide kundër emigrantëve dhe me ide antimyslimane.

    Reporteri.net ju sjell disa prej pjesëve më rrënqethëse të këtij Manifesti:

    Tarrant ndër të tjera në këtë manifest sjell arsyet e tij ku  shpjegon pse emigrantët islamikë  sipas tij paraqesin kërcënim ndaj Evropës dhe pse duhet vrarë ndër të tjera, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

    Fillimisht, ai shkruan për problemin me të cilin po përballet raca e bardhë,  e cila sipas tij çdo herë e më shumë po zvogëlohet dhe për këtë ai më së shumti  i fajëson emigrantët.  Sipas Tarrant, detyra e tij kryesore është të “sigurojë të ardhmen për popullin e tij”.

    “Nëse dua të kujtoj diçka në këtë tekst, është e domosdoshme që norma e lindjeve  duhet të ndryshojë, edhe nëse  nesër  i dëbojmë të gjithë jo-evropianët nga vendi ynë, evropianët do të vazhdojnë të bien dhe të vdesin. Çdo ditë, jemi më pak, jemi më të moshuar dhe më të dobët “.

    Tarrant, shton se norma e lindjeve duhet të rritet, sepse në botën perëndimore ka rreth 2.06 fëmijë për grua dhe se njerëzit e bardhë nuk po arrijnë të kenë fëmijë dhe të krijojnë familje.

    “Por përkundër kësaj, popullsia në Perëndim po rritet.” Si është e mundur? Migrimi masiv dhe një normë më e lartë e lindjeve nga emigrantët. Ne jemi dëshmitarë të një pushtimi si kurrë më parë.

    Miliona njerëz udhëtuan ligjërisht në kufijtë tanë. Ata janë të nxitur nga shteti dhe korporatat për të zëvendësuar njerëzit e bardhë, sepse njerëzit e bardhë kanë dështuar të riprodhojnë dhe të punojnë në mënyrë të lirë. Ky është një gjenocid i bardhë. Ne duhet ta rrisim natalitetin tonë dhe të korrigjojmë katastrofën e hedonizmit dhe individualizmit nihilist. Por, na duhet kohë, dhe ne nuk kemi kohë për krizën e migracionit masiv që do të na shkatërrojë”, vazhdon ai.

    Këto janë vetëm disa nga pyetjet  në të cilat ai dha përgjigje:

    KUSH JE TI?

    Ai zbulon se ka lindur në Australi në një familje punëtore, se kishte një fëmijëri normale, por që kurrë nuk ishte i interesuar për mësime.

    “Unë jam vetëm një burrë i zakonshëm i bardhë nga një familje e e zakonshme, të cilët vendosën të marrin përsipër detyrën  për të siguruar të ardhmen për popullin e tij.

    PSE KREVA SULMIN?

    “Më lejoni t’u tregoj të gjithë pushtuesve se kjo nuk do të jetë kurrë toka e tyre për aq kohë sa  ekziston njeriu i bardhë. Për t’u hakmarrë për vdekjen e qindra dhe mijëra evropianëve në historinë e vendit të tyre dhe islamistëve që i vranë ata, për t’u hakmarrë për shkak të sulmeve terroriste nga islamistët. Hakmerrem për Abu Akerlund. Unë dua ta reduktoj numrin e tyre. Unë inkurajoj një hendek më të madh midis evropianëve dhe pushtuesve. Unë do të krijoj një atmosferë frike në të cilën mund të ndodhë një revolucion i fuqishëm.

    ÇFARË PËRFAQËSON?

    – Miliona kombe evropiane dhe grupe të tjera etnike që duan të jetojnë në paqe mes popullit të tyre, në vendet e tyre, duke praktikuar traditat e tyre dhe duke vendosur për të ardhmen e tyre.

    – Unë nuk jam pjesë e ndonjë partie apo grupi politik, edhe pse adhuroj  shumë grupe nacionaliste

    – Asnjë grup nuk më urdhëroi të kryej sulmin, e mora vetë këtë vendim.

    PSE ZGJODHA KËTË GRUP?

    – Ata ishin një grup i fuqishëm, i dukshëm dhe i madh i pushtuesve, nga një kulturë me  shkallë të lartë të natalitetit  dhe tradita të mëdha që kërkojnë të zënë vendin tim dhe të zëvendësojnë etnikisht popullin tim.

    – Fillova të planifikoj  sulmin dy vjet më parë dhe një sulm pikërisht në këtë vend  tre muaj përpara.

    PSE ZGJODHA ZELANDËN E RE PËR SULM?

    Sulmin në Zelandën e Re e bëra  të sjellë në vëmendje mbi të vërtetën, se asnjë qytet në botë është i sigurt nga pushtuesit, ata janë në të gjitha vendet tona, madje edhe në pjesët më të largëta të botës dhe se nuk ka vend që është i lirë dhe i sigurt nga emigrantët.

    VRASJA E PERSONALITETEVE BOTËRORE

    Ai tha gjithashtu se ishte frymëzuar nga Kendis Ovens dhe se përkrahë Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Nga ana tjetër, në pjesën e titulluar “Kill Personality Familiar”, Tarrant thotë se armiqtë e “shteteve tona dhe racës sonë” po ecin lirisht nëpër shoqëri duke menduar se janë të paprekshëm dhe së shpejti do të kuptojnë se sa gabim janë.

    “Tradhtarët meritojnë një vdekje të pabesë. Në tre ose 30 vjet, këta njerëz duhet të paguajnë për sulmet e tyre të neveritshme në racën tonë”, shkruan ai.

    Në këtë kontekst, ai përmend Angela Merkel, Rexhep Tayyip Erdogan dhe kryebashkiakun e Londrës, Sadowan Khan, dhe shton se ata duhet të “vriten”.

    “Merkel, nëna e të gjitha anti të bardhëve e dhe anti-gjermanëve, është në krye të listës.

    Për kryeministrin turk Erdogan, Tarran thotë se ai është një nga armiqtë më të vjetër të “popullit tonë” dhe udhëheqës i grupit më të madh islamik në Evropë.

    Këto janë vetëm disa nga idetë më të çmedura të sulmuesit në Zelandë të Re. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!