×
  • Lajme
  • Botë

    Ky shtet evropian rikthen kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri 5:00

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 10:50

    Republika çeke ka rikthyer kufizimin e lëvizjes për të ndaluar përhapjen e infeksioneve të reja me coronavirus.


    Ministri i Shëndetësisë i Republikës çeke Roman Prymula ka njoftuar një ndalim të lëvizjes së lirë në vend midis orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit në një përpjekje për të frenuar valën e re të coronavirusit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

    Në një konferencë shtypi, Prymula tha se kufizimet do të hyjnë në fuqi nga kjo e mërkurë, 28 tetor deri më 3 nëntor.

    Ata që përjashtohen nga ndalimi janë njerëzit që udhëtojnë në punë ose që kërkojnë ndihmë mjekësore.

    Prymula gjithashtu tha midis orës 8 pasdite dhe orës 5 e mëngjesit, pronarët e qenve duhet të shëtisin kafshët shtëpiake brenda një rreze 500 metra nga shtëpia e tyre. Gjatë ditës, njerëzit mund të ecin me qentë e tyre lirshëm.

    Në të njëjtën konferencë shtypi, Ministri i Tregtisë Karel Havlicek shtoi se të gjitha dyqanet me pakicë duhet të mbyllen midis orës 8 të pasdites dhe ora 5 e mëngjesit të dielave, përveç stacioneve të benzinës dhe farmacive.

    Dyqanet e ushqimeve në aeroporte, hekurudha dhe stacione autobusësh mund të qëndrojnë të hapura.

    Havlicek gjithashtu e bëri të detyrueshme që njerëzit të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.

    Republika Çeke raportoi 5,474 raste të reja në 24 orë të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 263,572.

    Numri i vdekjeve aktualisht qëndron në 2,337.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!