×
  • Lajme
  • Botë

    Largohet nga foltorja kryeministri izraelit, sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore alarmojnë sigurimin

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 23:11

    Sirenat për sulm të mundshëm ajror janë dëgjuar sot në qytet Ashkelon dhe Ashdod në jug të Izraelit, duke paralajmëruar lansimin e raketave nga Rripi i Gazës, duke bërë kështu që fjalimi i kryeministrit Benjamin Netanyahu të ndërpritet për shkaqe sigurie.


    Pikërisht në ato momente Netanyahu po i drejtohej të pranishmëve në Ashdod, kur me shpejtësi të madhe u largua nga skena nga pjesëtarët e sigurimit.

    Megjithatë në ato momente paniku lideri izraelit i është drejtuar masës, duke u thënë që të ruajnë gjakftohtësinë. Në anën tjetër, disa banorë të këtij qyteti kanë deklaruar se kanë dëgjuar shpërthime, por policia e komunës së Ashdodit kanë njoftuar se asnjë raketë nuk e ka goditur qytetin.

    Ndryshe ushtria izraelite ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin, e mediat izraelite se nga Rripi i Gazës janë shkrepur dy raketa në drejtim të jugut të Izraelit, dhe se ato janë shpërthyer në ajër nga sistemi kundërajror i njohur si “Kupola e çeliktë”.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=wTBuwzhubuA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!