×
  • Lajme
  • Botë

    Lavrov i kërkon OKB-së të reagojë ndaj Kosovës për imunitetin e shtetasit rus

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 12:51

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet t’iu përgjigjen siç ka deklaruar ai “përpjekjeve të Prishtinës për t’ia hequr imunitetin e diplomatit rus Mikhail Krasnoshchekov, i cili është pjesë e misionit të UNMIK-ut në Kosovë”.


    “Sjellja absolutisht e papranueshme e [autoriteteve të Kosovës ] ndaj një anëtari rus të misionit të OKB-së në Kosovë nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Përpjekjet e tyre që t’ia heqin anëtarit tonë fuqitë dhe statusin e tij, të cilat punonjësit e misionit të OKB-së kanë, është një çështje shumë serioze dhe përfaqësuesit e OKB duhet t’i përgjigjen asaj”.

    Ato [autoritetet e Kosovës] kanë dalë nga duart e atyre që pretendonin se i kontrollonin. Në fakt, ata nuk e dëgjuan askënd. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara u përpoqën t’i udhëzonin ata, “tha Lavrov.” Dhe rezultati është i trishtuar. Si rezultat i patronazhit të këtij Perëndimi, autoritetet e Kosovës kanë ndjenjën e mosndëshkimit dhe të paligjshmërisë “, tha Lavrov, raporton agjenica ruse e lajmeve “Tass”, transmeton Klan Kosova.

    Mikhail Krasnoshchekov u arrestua të martën gjatë aksionit policor në veri pasi bllokoi rrugën me veturën e UNMIK-ut duke penguar policinë të kryenin punën e tyre.

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov të shpallet si person ‘Non Grata’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!