×
  • Lajme
  • Botë

    Lideri i Koresë së Veriut ka thënë se do të ketë ‘pasoja të rënda’ nëse coronavirusi përhapet në shtetin e tij

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 11:52

    Kim Jong-Un ka bërë thirrje për përpjekje më të forta, për të mbrojtur kundër coronavirusit, duke thënë se do të ketë pasoja të rënda nëse sëmundja përhapet Korenë e Veriut.


    Gjatë një takimi me anëtarët më të lartë të partisë, Kim i bëri thirrje shtabit qendror kundër përhapjes së epidemisë, për të forcuar ekzaminimin dhe testet e duhura, si dhe të mbyllen të gjitha kanalet dhe hapësirat përmes së cilave mund të gjejë ndonjë rrugë sëmundja infektive, ka bërë të ditur sot agjencia shtetërore e lajmeve në Penian, transmeton Telegrafi.

    “Të gjitha fushat dhe njësitë e vendit, duhet që pa asnjë kusht, t’ju binden udhëzimeve të karantinës të përcaktuara nga selia kundër përhapjes së virusit”, ka thënë lideri korean.

    Ai bëri thirrje për zbatimin e rreptë të masave parandaluese, kundër asaj që ai e përshkroi si një virus të ndërlikuar që përhapet me shpejtësi.

    Sipas tij, nëse sëmundja gjen mënyrën dhe arrin të hyjë edhe në Korenë e Veriut, atëherë do të ketë pasoja të rënda, mirëpo nuk është thënë se ndaj kujt do të reagojë.

    Deklarata e Kim, vjen pasi në Korenë e Jugut është bërë e ditur për afro 600 raste të reja me coronavirus, duke e ngritur numrin total në 2,931 të infektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!