×
  • Lajme
  • Botë

    Lideri i ri partisë së Merkelit përkrahës i Kosovës

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 14:01

    Të shtunën, Armin Laschet është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Konservatore Gjermane (CDU), partisë së kancelares Angela Merkel.


    Ai është i njohur për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Laschet kishte thënë se turqit po e pushtojnë Gjermaninë me natalitet të lartë si serbët Kosovën.

    “Historia e Kosovës është pak më e ndërlikuar. Kjo çfarë thotë Sarrazi, është mendësia e diktatorit Millosheviq, i cili kështu e ka arsyetuar politikën e tij agresive serbomadhe. Konflikti i Kosovës nuk ka shpërthyer për shkak të natalitetit, por buron nga fjalimi i Millosheviqit në Fushë-Kosovë më 1989. Me atë fjalim ai e mbuloi Ballkanin me luftë e dëbime”.

    Po ashtu, Laschet e kishte mbrojtur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

    “Në konfliktin e Kosovës Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka qenë i aftë për të marrë vendim dhe megjithatë është vepruar”, kishte thënë ai.

    Laschet e ka dekoruar qytetarin Harald Meurer për themelimin e një organizate, e cila më 1999 ka tubuar para për viktimat e luftës në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!